Tajlandë: Pas dy javëve nis aksioni i shpëtimit të ekipit të futbollit të ngujuar në shpellë

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 09:48 | Nga

Ekipet e shpëtimit kanë nisur misioni e evakuimit të 12 djemve dhe trajnerit të tyre të futbollit nga një shpellë ku kanë mbetur të ngujuar tash e dy javë.

Këto ekipe kanë hyrë në shpellë në orën 10:00 sipas kohës lokale, ka thënë shefi i operacionit, Narongsak Osottanakorn, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Të gjitha ekipet tjera që s’kanë pasur rol kyç në këtë operacion janë larguar nga hyrja, duke lënë që vetëm zhytësit, mjekë dhe forcat e sigurisë të futen brenda.

Djemtë e një ekipi të ri të futbollit në Tajlandë ishin duke bërë kërkime në shpellë më 23 qershor, ku si pasojë e ujit kanë mbetur të mbyllur.

13 zhytës të huaj dhe pesë nga marina tajlandeze janë përfshirë në misionin e shpëtimit.

Mund të jetë ora 21:00 e mbrëmjes që operacioni të arrij deri të çunat e parë, këtë të diel, sipas zyrtarëve. Por që thuhet se ky operacion shpëtimi mund të zgjas për disa ditë.

“Djemtë dhe trajneri i tyre kanë qenë të përgatitur fizikisht dhe mendërisht”.

“Ata janë të përcaktuar dhe të fokusuar”, ka thënë shefi i operacionit, Narongsak.

“Kjo është Dita-D”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme