Tajvani me projektligj për martesat e së njëjtës gjini
Në Tajvan të enjten u propozua një projektligj i cili lejon martesat e të njëjtës gjini.
Ky projektligj u kritikua nga aktivistët e të drejtave dhe grupet konservatore mes një debati të nxehtë mbi martesat e të njëjtës gjini.
Në fund të vitit të kaluar disa njerëz votuan në një seri referendumesh kundër këtyre martesave.
Projektligji i shpalosur do të lejonte martesën e çifteve me të njëjtën gjini dhe ata do të kishin mbrojtje ligjore.