Sot mbahen zgjedhjet në Tajvan

Prishtinë | 11 Jan 2020 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Banorët e Tajvanit po votojnë sot në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat janë duke u mbikëqyrur për së afërmi nga Kina. Pekini e cilëson Tajvanin si territor të vetin.

Kina dhe protestat në Hong Kong kanë qenë tema të rëndësishme gjatë fushatës zgjedhore, në kohën shteti kinez i ka shtuar përpjekjet për ta zbatuar kontrollin në Tajvan, qoftë përmes kërcënimit ushtarak, qoftë përmes ofertës për sistemin “një shtet, dy sisteme”, si në Hong Kong.

“Kam parë se çfarë është duke ndodhur në Hong Kong dhe është e tmerrshme. Vetëm dua të sigurohem që e kam lirinë e votës në të ardhmen”, tha Stacey Lin, 20 vjeçe, e cila po votonte për herë të parë.

Kandidatët Tsai Ing-wen dhe Han Kuo-yu, të cilët i përkrahin lidhjet më të ngushta me Kinën, e kanë kundërshtuar sistemin e Hong Kongut, që ofron shkallë të lartë të autonomisë, sidomos në sistemin e drejtësisë.

Tsa votoi në Taipei dhe para gazetarëve tha se shpreson që të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe që procesi të zhvillohet pa probleme.

Tajvani është vend ishullor me sipërfaqe prej më shumë se 36 mijë kilometrave katrorë dhe në të jetojnë gati 24 milionë banorë, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme