Takim i paparalajmëruar Thaçi-Delawie për FSK-në

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 14:03 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është në një takim të paparalajmëruar për mediet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Zyrtarisht nuk jepet asnjë informatë, për besohet se në takim është duke u biseduar për procedimin e ligjit për FSK-në në Kuvendin e Kosovës.

Më herët gjatë ditës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, nëpërmes një deklaratë për shtyp, shprehu shqetësimin për synimin e paralajmëruar të Kosovës për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pa amendament kushtetues.

Ndërkohë edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin Isa Mustafa, me ç’rast ka shprehur kundërshtimet për të shndërruar FSK-në në Ushtri, pa ndryshimin e Kushtetutës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme