Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias nesër dhe të premten do të marrin pjesë në forumin katërkëndësh në Selanik ku do të marrin pjesë edhe kolegët e tyre nga Bullgaria dhe Shqipëria, Ekaterina Zaharieva dhe Ditmir Bushati.
Nga MPJ-ja e Maqedonisë nuk precizojnë se a është planifikuar takim biletaral të shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, në të cilën do të bisedohej për kontestin e emrit, njofton TV21.
Takimin e fundit në suaza të procesit të bisedimeve Dimitrov dhe Kocias e kishin më 25 prill në Vjenë, nën ndërmjetësimin e negociatorit të OKB-së, Metju Nimic.