Krerët e sistemit të drejtësisë hapur zhvillojnë takime private me zyrtarë publikë, që akuzohen nga Prokuroria e Shtetit për vepra të ndryshme penale, shkruan sot Koha Ditore.
Të enjten kanë drekuar bashkë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku me deputetin e PDK-së, Zenun Pajaziti.
Pajaziti është pjesë e aktakuzës në rastin “Pronto”. Ata janë parë se bashku në një tavolinë gjatë kohës së drekës, në një restorant në Prishtinë.
Takime me njerëz të akuzuar ka patur edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. Ai javë më parë e pati pranuar publikisht se kishte biseduar në telefon me të akuzuarin tjetër të rastit “Pronto”, Besim Beqaj.