Takimi i jashtëzakonshëm në MAShTI, shqyrtohet mbyllja e shkollave

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 13:55 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një takim i jashtëzakonshëm në MAShTI do të mbahet me drejtorët komunalë të arsimit, gjatë të cilit do të diskutohet çështja e mbylljes ose jo të shkollave, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e MAShTI, në mbledhjen e Qeverisë, Hykmete Bajrami njoftoj se kanë marrë të gjitha masat për gatishmëri kundër Coronavirusit.

“Si MAShTI kemi marr të gjitha masat. Kemi takimin në orën 15:00 me të gjitha drejtoritë e arsimit në komunat e Kosovës. Kemi kërkuar dizenfektim në gjitha shkollat”.

“Po presim rekomandimet nga instituti i shëndetësisë po mundohemi që ta mbajmë opinionin  të informuar e mos të bëjmë panik”, u shpreh Bajrami.

Në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit për gatishmëri kundër virusit Coronavirusit.

Kjo kërkesë u bë nga Ministria e Shëndetësisë  për të siguruar qytetarët e vendit kundër këtij virusi i cili është përhapur në mbarë botën.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoj se 5 persona janë duke pritur rezultatet nëse janë të prekura nga virusi.

Derisa tha se kanë marrë të gjitha masat e mbrojtjes ndaj këtij virusi.

“4-5 persona janë duke pritur rezultatet në orët në vijmë nëse janë të prekur nga virusi ‘Corona'”.

“Virusi Paraqet një emergjencë kombëtare dhe gjitha aktivitetet e ndërmarra kanë pasur për qëllim mbrojtjen e tij. T’i sigurohet popullatës siguria e duhur”, tha ai.


Të ngjashme