Takimi i radhës i grupeve punuese të VV-së dhe LDK-së do të mbahet më 28 tetor.
Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media.
Komunika e plotë:
Në vijim të koordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes u takuan grupet punuese të Lëvizjes Vetvëndosje përbërë nga nënkryetari Besnik Bislimi, anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës përbërë nga Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku.
Takimi i mbajtur në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje është i dyti në radhë, pas atij të mbajtur më 18 tetor.
Ky takim do të pasohet nga takime të tjera gjatë dy javëve të ardhshme. Synimi i takimi është përafrimi programor në çështjet e zhvillimit ekonomik, shtetit të së drejtës dhe rendit, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale dhe politikës së jashtme.
Takimi i ardhshëm mbahet të hënën me 28 tetor, në orën 15:00 në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.