Takimi i liderëve të partive politike të pozitës dhe opozitës për demarkacionin me Malin e Zi ka përfunduar pa rezultat. Të pranishëm ishin edhe shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Greg Delawie.
Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, tregon që nuk ka marrëveshje për demarkacionin.
“Marrëveshja nuk u arrit për faktin se koalicioni qeverisës, nuk kishte ardhur për të bërë marrëveshje ndotsha vazhdojnë bisedimet. Sot kemi pritur ne si opozitë që të nënshkruhet marrëveshja dhe të ecim tutje… E vetmja gjë që kemi biseduar ka qene rishqyrtimi I marrëveshjes me Malin e Zi”, ka thënë Krasniqi tek sap o dilte nga takimi I cili po mbahej në Swiss Diamond në Prishtinë.
Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë që nuk arritën që të nënshkruajnë këtë marrëveshje. Por, sipas tij, bisedimet mund të vazhdojnë vetëm nëse ka qëllime për të vazhduar këto bisedime.
Mirëpo, ndryshimi i këtyre ndryshimeve nuk po gjejnë bashkëpunim të partive politike.
Edhe pse kryeministri, Isa Mustafa, nuk deshi që të prononcohej para medieve, zëdhënësi i qeverisë, Abran Abrashi, tha që ka presion nga Bashkimi Evropian për ratifikimin e kësaj marrëveshje brenda këtij muaji.
“Ka presion nga BE-ja që të ratifikohet demarkacioni brenda këtij muaji në mënyrë që të merret vendimi për vizat. Demarkacioni duhet të ratifikohet gjatë këtij muaji, pasi dje ka pas dakordime për rishqyrtim të marrëveshjes. Pas dakordimit të djeshëm kanë shtuar fjalë të reja në tekst duke kërkuar rishqyrtim të demarkacionit, ndërsa parparkisht janë pajtuar shqyrtim në parim”, ka thënë Abrashi