Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se partia e tij nuk përkrah shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë kohë.
Në takimin me presidentin Hashim Thaçi, Rakiq ka thënë se në këtë situatë që gjendet Kosova, pra në kohën kur po përballet me pandeminë COVID-19 mbështesin krijimin e një qeverie të re në legjislaturën aktuale.
Kundër zgjedhjeve të reja janë shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK dhe Partia Demokratike e Kosovës, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar që të shkohet në zgjedhje të reja.