Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë kanë mbajtur një takim të përbashkët ku kanë biseduar për ekonominë digjitale për të cilën thonë se avantazhi konkurrues dhe identiteti ekonomik i garanton Kosovës zhvillim ekonomik dhe ndalë ikjen e të rinjve nga vendi.
“Pata kënaqësinë ta takoj Ambasadoren Apostolova, të cilën e informova rreth Projektit “Regional Research & Development Cloud”, projekt i përbashkët me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Beqa.
“Projekti përfaqëson qasje origjinale për integrimin e platformës për hapjen e të dhënave, hulumtimin dhe zhvillimin, digjitalizimin e ekonomisë, fuqizimin e startu-peve dhe femrave në ndërmarrësi. Ambasadorja Apostolova është shumë e përkushtuar që së bashku të gjejmë zgjidhjen më të mirë për financimin dhe implementimin e projektit”. ka shkruar ai.