Në selinë e Vetëvendosjes ka filluar takimi i grupeve punues për përafrimin e programit qeverisës VV-LDK, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim do të diskutohet për sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi. Ekipi i LDK-së përbëhet nga Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Arben Gashi dhe Armend Zemaj.
Ndërsa nga LVV-ja në takim po marrin pjesë: Albulena Haxhiu, Sami Kurteshi dhe Blerim Sallahu, zyrtar ligjor në këtë parti.
Takimi i sotëm vije pas atij të ditës së hënë që ka zgjatur rreth tri orë dhe është vazhdimësi e përpjekjeve për koordinimin paraprak të qëndrimeve për arritjen e koalicionit të mundshëm qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike.