Dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar takimin në selinë e kësaj të fundit ku do të flasin për ekonominë, raporton Ekonomia Online.
Në takim nga LDK-ja janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Besnik Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, ndërsa nga LVV-ja janë Besnik Bislimi, Hekuran Murati dhe Glauk Konjufca.
Nga takimi i fundit, dy partitë kanë deklaruar se janë pajtuar që qeveria e tyre të mos ketë më shumë se 12 ministri.
Takimi i parë VV-LDK pas zgjedhjeve ka ndodhur ndërmjet dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
LEXONI EDHE: