Takohen Haradinaj e Meta bisedojnë për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 12:22 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri, me ç’rast është pritur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe presidenti Meta biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.

Po ashtu, në takim është biseduar për mbështetjen e shtetit shqiptar dhënë Kosovës në proceset e ndryshme me rëndësi për vendin, me theks të veçantë anëtarësimin e Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme