I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli kanë zhvilluar një takim të përbashkët në orët e mëngjesit të së martës.
Lajmi.net mëson nga burime brenda dy partive se takimi është zhvilluar në hotelin “Swviss”.
Kurti dhe Pacolli siç është raportuar në media janë takuar edhe të hënën.
Këto takime vine pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, ku deri më tani asnjëra nga partitë e mëdha shqiptare nuk e ka shumicën për ta formuar Qeverinë.
Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare ka dalë partia e dytë në vend me 27.12 përqind të votave , pas koalicionit PAN që ka 33.98 përqind.
AKR e Behgjet Pacollit është në koalicion parazgjedhor me LDK-në.