Edhe pse nënshkruan gjatë ditës marrëveshje bashkëpunimi, ata prapë u takuan pasditen e së enjtes.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó.
Takimi ishte i mbyllur për gazetarët dhe mediet janë lejuar të marrin pamje vetëm gjatë takimit.
Kryediplomati hungarez, dha mbështetjen e shtetit të tij për liberalizimin e vizave .
Gjatë ditës Lekaj dhe Szijjártó , kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me palën hungareze për implementimin e projektit të Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS). Lekaj tha se ky bashkëpunim është në ndihmesë e madhe në infrastrukturën e Kosovës.