Takohen Maqedonci dhe Rama, diskutojnë rreth bashkëpunimit në mes të dy institucioneve

Prishtinë | 29 Nën 2023 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Në këtë takim, Maqedonci dhe Rama kanë diskutuar rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vetë dora e njeriut.

Ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i Prishtinës janë dakorduar për koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

Të ngjashme