Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Tiranë, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Në këtë takim është biseduar për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Klan Kosova.
“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”.