Takohen Thaçi, Veseli dhe Haradinaj, bisedojnë për Asociacionin

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 16:37 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe Kryeministrin, Ramush Haradinajn.

Sipas një komunikate për medie nga Presidenca, në këtë takim të përbashkët kanë biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me marrëveshje ligjërisht obligative në mes të dy shteteve, transmeton Ekonomia Online.

“Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj u pajtuan që dialogu i Kosovës me Serbinë është interes nacional i Kosovës, që duhet të bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme