Presidentja e Vjosa Osmani është takuar me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Sipas burimeve të Klankosova.tv, takimi ka qenë i zakonshëm, megjithëse vjen në një periudhë me zhvillime të shumta rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri.
Afati për nisjen e procedurës për zgjedhjen e Presidentit përfundon sot, ndërsa Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja pas një periudhe të gjatë bllokadash politike që ka përjetuar vendi.
Presidentja Osmani ka shprehur ambicien për të vazhduar edhe një mandat në krye të shtetit. Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën ajo garoi në mandatin e parë, tashmë ka propozuar si kandidat të saj kryediplomatin Glauk Konjufca.
Ndërkohë, Presidenca ka paralajmëruar se Osmani do të mbajë një konferencë për media gjatë pasdites së sotme