Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i cili në muajin shkurt u shpallë qytetar nderi i Suharekës, sot ka dërguar telegram ngushllimi për familjën Sadikaj, nga fshati Sopijë që humbi 5 anëtarë të familjës në aksidentin e komunikacionit të dielën që shkoi.
Xhaferi, krahas ngushllimeve drejtuar familjarëve, ka ngushlluar edhe kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremajn dhe qytetarët tjerë të Komunës së Suharekës për rastin tragjik.
Ai në mes tjerash në telegram shkruan: “Një udhëtim që duhej të përfundonte me bashkim familjarë dhe çaste gëzimi u shëndrrua në ngjarje tragjike që preku zemrat e të gjithë njerëzve humanë.”