Talenti i Dortmundit: Ëndërroj të luaj për Kosovën

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Kosova, vend i pranuar në UEFA dhe FIFA në vitin 2016, po cilësohet si ‘Brazil i Ballkanit’, shkaku i numrit të madh të futbollistëve nëpër Evropë.

Një numër i madh i talentëve nga Kosova së fundi kanë marrë vëmendjen në Bundesligën e Gjermanisë.

Milot Rashica te Werder Bremen, Meritan Shabani te Bayern Munich, Florent Muslija te Hannover, Elvis Rexhbecaj te Wolfsburg dhe Leon Dajaku te Stuttgart, janë emrat e futbollistëve nga Kosova që pritet të kenë të ardhme të ndritur në futboll.

Kësaj liste të futbollistëve në Gjermani, shumë shpejtë do t’i bashkohet edhe Rilind Hetemi, talenti 16 vjeçar i Borussia Dortmundit.

Hetemi, një talent i jashtëzakonshëm që ka shënuar për Dortmundin U19 në debutim në Ligën e Kampionëve për të rinj ndaj Monacos, ka dy ëndrra.

Ëndrrat e Hetemit lidhen me Dortmundin dhe për Kosovën, shkruan ‘Kosovan Footall’.

“Unë i kam dy ëndrra, një për të debutuar me skuadrën e parë të Dortmundit, dhe tjetra për të luajtur për Kosovën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme