Interi raportohet se është shumë afër transferimit të mbrojtësit kosovar të Zurichut, Andi Hoti.
Talenti kosovar ka kontratë me zviceranët deri në qershorin e vitit të ardhshëm, ndërsa sipas “Corriere dello Sport” shumë shpejt do të bëhet pjesë e Interit.
16-vjeçari pritet që tek Interi të nënshkruajë kontratë që e mban në Itali deri më 2022.