Talibanët kanë arrestuar katër pjesëtarë të grupit rival militant Shteti Islamik, ka thënë zëdhënësi i tyre të mërkurën. Dëshmitarët thanë se dy luftëtarë talibanë u qëlluan dhe u vranë në lindje të vendit, duke e ngritur një konflikt kështu.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha së të martën në mbrëmje është kryer operacioni i arrestimit të pjesëtarëve të ISIS në një provincë të Kabulit, ku u u sekuestruan dokumente dhe armë nga militantët. Ai nuk dha ndonjë detaj shtesë.
Në Afganistan kanë ndodhur disa sulme kohëve të fundit për disa prej tyre përgjegjësinë e kishte marrë ISIS. Dje në Jalabad ishte një sulm me armë ku u vranë tre civilë dhe dy pjesëtarë të talibanëve, përgjegjësin për sulmin nuk e kishin marrë nga grupi islamist