Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me makinë bombë në lindje të Afganistanit, ku sipas zyrtarëve, mbetën të vrarë të paktën 14 ushtarë.
Sulmi ndodhi në bazën ushtarake në Nangarhar.
Këshilltari lokal, Ajmad Omar tha se edhe katër ushtarë janë plagosur në sulmin, që ndodhi në qarkun Shrizad, që ndodhet në afërsi tën kufirit me Pakistanin.
Agjencia Dpa ka cituar zëdhënësin e talibanëve, Zabiullah Mujahid, i cili ka thënë se ky grup militant merr përgjegjësinë e sulmit. Sipas Mujahid, numri i viktimave është më i lartë.
Edhe talibanët – të cilët janë duke zhvilluar bisedime të paqes me përfaqësuesit e Qeverisë afgane – dhe militantët e Shtetit Islamik janë aktivë në këtë zonë ku ndodhi sulmi.