Talibanët premtojnë “qetësi” për kombin

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i talebanëve thotë se tani është koha për të siguruar njerëzit e Afganistanit dhe për të përmirësuar jetën e tyre.

Kështu u tha në një video të re të lëshuar nga militantët, një ditë pasi luftetarët kapën kryeqytetin Kabul dhe shpallën fitore.

“Tani është koha për të gjykuar, ne do t’i shërbejmë popullit tonë, do t’i japim qetësi të gjithë kombit, që ne të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur për përmirësimin e jetës së tyre”, tha Baradar Akhund para kamerës ndërsa ishte ulur mes një grupi luftetarësh të tjerë.

“Mënyra në të cilën kemi kaluar ishte e papritur pasi kemi arritur në pozicionin që nuk pritej kurrë”, shtoi ai.

Të ngjashme