Talibanët si bosa në Moskë: Kontrollojmë 85 për qind të vendit, ISIS-in s’e lejojmë

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i talibanëve në Moskë tha të premten se ata kontrollojnë mbi 85 për qind të territorit të Afganistanit dhe e siguruan Rusinë se nuk do të lejojnë që Afganistani të përdoret si platformë për t’i sulmuar vendet tjera.

Gjatë një konference për gazetarë të premten në Moskë, përfaqësuesit e talibanëve u munduan të përçojnë mesazh se nuk paraqesin kërcënim për rajonin, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Talibanët thanë se do të bëjnë gjithçka që munden për t’ia pamundësuar operimin në territorin afgan dhe territori ynë kurrë nuk do të përdoret kundër fqinjëve tanë”, tha një ndër përfaqësuesit e grupit militant, Shahabuddin Delawar.

I njëjti delegacion tha një ditë më parë se talibanët nuk do ta sulmojnë kufirin Taxhikistan – Afganistan, për të cilin kanë shprehur shqetësim Rusia dhe vendet e rajonit.

Ministria e Jashtme e Rusisë u bëri thirrje të gjitha palëve të konfliktit në Afganistan që të shfaqin vetëpërmbajtje dhe tha se Moska e blloku ushtarak rajonal, CSTO, do të reagojnë në mënyrë të vendosur për ta parandaluar agresionin në kufi, nëse paraqitet nevoja.

Të ngjashme