Për nder të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani, kishte njoftuar se do të mbajë armëpushim me Talibanët.
Por sot ata kanë ndërmarr aksionin më vdekjeprurës ndaj forcave afgane që prej përfundimit të armëpushimit.
Reuters njofton se sot janë vrarë 30 ushtarë afganë në një aksion të Talibanëve, përcjell Klan Kosova.
Lajmi për vdekjen e 30 ushtarëve është konfirmuar nga organet zyrtare të sigurisë në Afganistan.