“Tani s’mund të rrezikojë”, Mbretëresha Elizabeth nuk do të shfaqet më në publik?

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Mbretëresha Elizabeth ndodhet ende e izoluar në Windsor, që prej shpërthimit të pandemisë. Për shkak të moshës së saj do të ishte e rrezikshme që ajo të ekspozohej tani dhe sipas The Sun thuhet se ajo do të qëndrojë në izolim të paktën deri në verë.

Ndërkohë që mbretëreshën e presin edhe disa muaj të tjerë izolim, biografi mbretëror, Andrew Morton beson se Madhëria e Saj nuk do t’i kthehet më kurrë jetës publike. Kjo pasi për shkak të detyrave të saj duhet të ketë kontakte të afërta me njerëzit.

“Është tmerrësisht e trishtueshme, por nuk shoh një mënyrë se si mbretëresha mund t’i rikthehet punës së saj të zakonshme. Virusi COVID-19 do të qëndrojë me ne për muaj, ndoshta edhe vite. Do të jetë shumë e rrezikshme për mbretëreshën të takohet me njerëz, si zakonisht. Asaj i ka pëlqyer gjithmonë të dalë dhe të takojë njerëz, por tani s’mund të rrezikojë. Si mund t’i kryejë ajo punët pa u takuar me njerëz? Nëse infektohet do të ishte fatale dhe do të vendoste edhe Princin Philip në rrezik”, -ka thënë Morton.

Të ngjashme