Në kryeqytetin grek u mbajt parada më e madhe ushtarake e viteve të fundit.
Si rrallë ndonjëherë, grekët treguan fuqinë nëpërmjet ekspozimit të artilerisë së rëndë ushtarake, si tanket në rrugë, helikopterët dhe avionët në ajër.
Në fjalim të mbajtur para popullit, Presidenti Pavlopulos deklaroi se:
Greqia është një popull i paqes, miqësisë dhe demokracisë, ideale që bazohen në respektimin e plotë të drejtësisë evropiane dhe ndërkombëtare nga të gjitha palët. Jemi dhe popull që historikisht mbrojmë, pa ulje, lirinë, kufijtë, territorin dhe sovranitetin e Greqisë dhe të familjes sonë evropiane”.