Tarifa e rrugës së Kombit, Rama: Nuk ka pagesa pa gjetur një zgjidhje

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 12:24 | Nga

“Nuk do të fillojmë sistemin e pagesës pa pasur zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë”, tha në Kuvend kryeministri Edi Rama.

Ai ka pranuar se duhej bërë konsulta me qytetarët para vendosjes së pagesës.

“Ajo që duhet përsëritur nga ana ime dhe e qeverisë është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonë për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe të sqarimeve lidhur me këtë çështje. Nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domsdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështje, përpara se të vendosej sistemi i pagesës”, u shpreh Rama në Kuvend, ku e pranishme është vetëm maxhoranca.

Por Rama tha se kjo ka qenë risi dhe është nisur nga praktikat ndërkombëtare, dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai nuk ka kryer informim më herët. “Do ua kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë një eksperiencë e parë, nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpmaja psikologjike për njerëit e painfomruar sa duhet dhje pastaj të vendosur në shënjestrën e të tjerëve për tu përdorur si mish për top për axhendat e tyre”, tha Rama.

Ai nuk ka folur për mobsindjen civile të opozitës, pasi siç tha: “meqë opozita nuk është nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye, po do të merrem me atë që është detyra jonë e ditës, shpjegimi me durim i cështjes që ka shkaktuar pakënaqësinë e banorëve të zonës së Kukësit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme