Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Myftiu Naim Tërnava është shpallur për të dhjetën herë në mesin e 500 personaliteteve me ndikim në botën islame, raporton Express.
Edhe këtë vit, Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani e ka rizgjedhur Tërnavën njërin nga 500 myslimanët më me ndikim në botën islame.
“Në përshkrimin e bërë me rastin e përzgjedhjes, spikasin meritat e Myftiut Tërnava për organizimin administrativ të jetës fetare në një vend të dalë nga lufta, dëmet e së cilës ishin të mëdha e të shumta, si në njerëz, po ashtu edhe në infrastrukturë. Roli i tij çmohet edhe për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar në Kosovë”, thuhet në njoftim.