Tasholli: Marshojmë kundër ndryshimit të historisë, marshojmë për drejtësi

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 14:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njëri ndër organizatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismajl Tasholli, para mijëra të pranishmëve, ka thënë se marshi i sotëm është në mbrojtje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.  

Tasholli tha se gjatë luftës si i ri, e ka ndjerë në palcë pabarazinë dhe dëbimin nga shkolla e shtëpia.

“Unë sikurse moshatarët e mi, e kam ndjerë në palcë pabarazinë, mbylljen e shkollave e dëbimin nga shtëpia. E ushtari i UÇK-së, e kishte marrë trajtën e një superheroi magjik. Luftëtarit së të mirit, të cilët kanë qenë të shumët. E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Unë ju falënderoj nga zemra që u jeni bashkuar thirrjes sonë, UÇK është vlera jonë”, tha Tasholli.

“UÇK-ja ishte vlera më sublime që e kemi krijuar si komb. Ne si komb, njëzëri, siç na ka hije marshojmë kundër ndryshimit të historisë, marshojmë për drejtësi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi e fillojnë nesër betejën e radhës, për të vërtetën dhe drejtësinë dhe si gjithmonë do të na kthehen faqebardhë e fitimtarë. Ne sot u bëmë bashkë dhe siç e shihni doli dielli”, tha Tasholli.

Të ngjashme