Lorik Cana është një nga personalitetet më të respektuara dhe më të dashura për të gjithë shqiptarët. Ish-kapiteni i Kombëtares gjithnjë ka treguar që e do shumë vendin dhe popullin e tij, ndërsa nuk e ka braktisur për asnjë interes, shkruan Indeksonline.
Që është një atdhedashës e dëshmon edhe ky tatuazh që ai ka në dorën e tij, e që lidhet pikërisht me datën e sotme.
Pikërisht sot u mbushën plotë 574 vjet të Besëlidhjes së Lezhës ose Lidhjes së Lezhës mbajtur më 2 mars 1444, ku u venduan themelet për ndërgjegjen e bashkimit dhe traditës shtetërore shqiptare.