Taulant Balla: Shqipëria do të mirëpriste njohjen e Kosovës nga Rumania

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet në Rumani, në kuadër të një vizite zyrtare. Ai sot dhe nesër do të zhvillojnë takime intensive në Qeverinë dhe Parlamentin e Rumanisë

“Takimi i parë me zëvendës kryeministrin e ministrin e Brendshëm Mihai Fifor dhe me ministrin e Financave Eugen Teodorovici. Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Rumania mbështet fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

Si dy vende partnere dhe aleate në NATO, Shqipëria dhe Rumania besojnë fort se dy shtete të konsoliduara në rajon kontribuojnë jo vetëm për paqen dhe sigurinëkolektive të tij, por edhe më gjerë, duke promovuar demokraci dhe liri në vende të tjera ku ka konflikte, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë strategjikë si SHBA dhe vende të tjera të NATO-s dhe BE-së. Shqipëria do të mirëpriste nga Rumania njohjen e Kosovës, ishte kërkesa jonë në takim, e citon BW atë.

Nga pikepamja ekonomike, rritja dhe diversifikim i shkëmbimeve tregtare, rritja e investimeve rumune në turizëm, në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, ndërtimin e infrastrukturës në energji, industrinë e erës, industrinë kimike, tekstile, agro-biznes, etj, do të jenë prioritete të bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

Pasdite do të vijojë takimi me Kryeministren e Rumanisë, Viorica Dăncilă kryetare e PSD, si dhe në parlament me drejtues të grupeve parlamentare të opozitës”, shkruan Balla, bashkëngjitur fotove.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme