Deputeti Shpejtim Bulliqi, që ishte kandidat i LVV-së për kryetar të Podujevës ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë.
Rrjedhimisht, atij i duhet ta lirojë ulësen në Kuvend të Kosovës.
Por, kush do ta zëvendësojë Bulliqin në Kuvendin e Kosovës, pasi ky i fundit do ta lirojë karrigen e tij, duke bërë kështu një vend për një emër të ri të VV-së.
Vendin e tij, sipas renditjes, pritet ta zë deputeti Taulant Kryeziu, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit ka arkëtuar gjithsej 6870 vota nga qytetarët e Kosovës.
Taulant Kryeziu është i lindur me 21 korrik 1985 në Prishtinë. Ai ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, i cili është vlerësuar me çmimin student i dalluar, dhe magjistër nga Shkolla Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Londër (LSE).