Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të jetë e pëlqyer për shkak të veçantisë që ka në skenë.
Jo më larg se një ditë, ajo lansoi këngën e fundit “Qe Qe”, në të cilën erdhi plot stil në veshje.
Sidoqoftë, për një periudhë të shkurtër ajo arriti që të grumbullojë mbi një milion klikime në platformën YouTube.
Artistja me prejardhje nga Prizreni si përherë ka dëshmuar se ka një vend të veçantë në estradën shqiptare.
Nga ana vizuale, Tayna ka theksuar se është inspiruar nga seriali “Pasionet e Fshehura”, ku edhe në dukje ka ngjashmëri me protagonistet.
Kujtojmë se “Bass” titullohet projekti i fundit nga reperja, që u prit mirë në po të njëjtën mënyrë.