Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është një nga emrat shumë të dashur për publikun.
Mirëpo së fundmi përveç sukseseve në muzikë emri i saj është komentuar edhe lidhur me thyerjen e rregullave anti-Covid.
Ishte menaxheri i saj, Rinor Hykolli, ai i cili nëpërmjet disa imazheve të postuara në Instagram ka treguar se i është organizuar festë me rastin e ditëlindjes.
Në ditëlindjen e 24-të ajo ka thyer rregullat anti-Covid dhe kjo nuk është hera e parë. Tayna ka thyer rregullat e izolimit edhe disa herë të tjera ku ka udhëtuar jashtë shtetit.