Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e komentuar në rrjetet sociale.
Ajo mbrëmë (e hënë) publikoi disa imazhe atraktive, në të cilat pozoi bardh e zi e zhveshur duke u inspiruar nga fotografitë e fundit të artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipës.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka ndarë të tjera fotografi të realizuara nën aparatin fotografik të Arton Humollit.
Në imazhin e parë, Doruntina Shala (emri i vërtetë) shfaqet duke buzëqeshur ndërsa në mbishkrim shtoi, “Jam duke e dashur veten time më shumë dhe kjo tani po shihet”.
Ndërkaq në postim ajo po ashtu ka shpërndarë një imazh artistik me shkrimin, “Dorëzohem plotësisht dhe kam besim te hyjnorja. Dhe bëj paqe me gjithçka që mund të vijë”.
Sa i përket anës profesionale, Tayna po shijon suksesin e “Qe Qe” që deri më tani ka arritur të mbledh mbi 15 milionë klikime në YouTube.
Ndërsa është duke punuar edhe në projekte të reja, të cilat pritet t’i lansoj ditët në vijim.