Reperja nga Prizreni, Tayna, ka qenë prej kohësh duke punuar në një projekt të ri muzikor.
Artistja, e cila numëron fansa të shumtë në rrjete sociale, së fundmi njoftoi se nesër (e enjte) pritet të lansojë këngën e re.
Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i artistes, Rinor Hykolli, i cili ndau një postim në InstaStory.
Në bazë të asaj që thuhet, kënga u realizua nën producimin e Cricket dhe se nesër plasohet në treg në orën 20:00.
Ndërkohë që nuk është zbuluar më shumë rreth kësaj, por që mezi po pritet edhe nga admiruesit e muzikës së 24 vjeçares. “E enjte 20:00”, ka shkruar ajo. (Telegrafi)