Të akuzuarit në rastin “Badovci” kërkojnë të lirohen nga akuzat për terrorizëm

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 08:37 | Nga

“Supozimet e prokurorisë më kanë sjellë në këtë gjendje. Ju kisha lutë të mos përdorni standarde të dyfishta. Gjykoni sipas drejtësisë për çka edhe jeni të thirrur. Nëse është nevoja edhe vdes për drejtësi. Në fund po e përmend një fjalë të të dërguarit të Zotit, i cili ka thënë ‘Mjafton All-llahu jem, Zoti jem për çdo gjë që ju veproni’”, ka thënë i akuzuari për terrorizëm, Fehmi Musa, të martën para Gjykatës Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Këto komente ai i ka bërë gjatë seancës ku është bërë prezantimi i fjalës përfundimtar në rastin e njohur si “Badovci”. Aktgjykimi pritet të shpallet këtë të mërkure.

Musa akuzohet për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave, kurse Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiajn dhe Enis Latifin akuzohen për veprën penale: përgatitje e veprave të terrorizimit.

Ndaj pesë të akuzuarve, të cilët u arrestuan dy vjet më parë te Liqeni i Badovcit ka pushuar ndjekja penale për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme