Të gjithë të akuzuarit në rastin “Veteranët” janë shpallur të pafajshëm. Ata janë liruar nga aktakuza në procesin gjyqësor që është mbajtur sot.
Rreth dy vjet prej seancës së parë gjyqësore, sot ështëpërmbyllur gjykimi në rastin e njohur si “Veteranet e rrejshëm”. Të akuzuar ishin: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Të gjithë këta ishin anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Prokurorisë Speciale, rreth 19 mijë “veteranë të rrejshëm”, persona që nuk i plotësonin kriteret ligjore, ishin futur në listat e veteranëve dhe përfitonin pensione nga shteti.