Të akuzuarit e aferës së përgjimeve “Pronto” kanë dalë sot para gjykate, por jo të gjithë janë të pranishëm.
Koha Ditore raporton se vetëm 5 nga të akuzuarit janë në gjykatë. Aty mungon Adem Grabovci, Besim Beqaj e Zenun Pajazitaj. Të pranishëm janë Fatmir Shurdhaj, Ismet Neziri, Xhavit Dakaj.
Kujtojmë se në prill të këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”.
Besim Beqaj përmes avokatit ditë më parë i ka kërkuar gjykatës shtyrjen e gjykimit për shkak të agjendës së ngjeshur.
Ai sipas gjykatësit Shasivar Hoti, ka kërkuar që gjykimi të mos mbahet gjatë gjithë muajit tetor.
Për shkak të agjendës së ngjeshur, si arsyetim e ka dhënë edhe Grabovci. Ai këtë arsyetim e ka dhënë me shkrim dhe ka thënë se është jashtë vendit.
Ndërsa e akuzuara tjetër Arbenita Pajaziti, përmes një shkrese për gjykatë ka thënë që është në studime të doktoraturës jashtë Kosove.
Me të përfunduar seanca e sotme, u mor vendimi që seanca radhës të mbahet më 15 nëntor.