Të ardhurat e Turqisë nga turizmi 27 % më pak

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 20:30 | Nga

Të ardhurat nga turizmi në Turqi u ulën në 27,2 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2016, raportoi sot agjencia zyrtare turke e statistikave Turkstat duke shtuar se të ardhurat e regjistruara janë 4,7 miliardë dollarë.

Të ardhurat e turizmit për vitin e kaluar në tërësi kanë rënë në 29,7 për qind, për 22,1 miliardë dollarë, nga të cilat rreth 73 për qind janë nga vizitorët e huaj, ndërsa pjesa tjetër ishin shpenzimet e brendshme.

Ka qenë një vit i vështirë për turizmin në Turqi pasi vendi ishte dëshmitar i një grushti shteti të dështuar, i sulmeve të shumta terroriste, përfshirë edhe sulmet nga Shteti Islamik si dhe një konflikt i intensifikuar me militantët kurdë që kërkojnë autonomi për grupin minoritar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme