Të arriturat e Doganës reflektojnë pozitivishtë në raportin e Doing Business

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 15:06 | Nga

pas publikimit të raporti Doing Business (të bërit biznes) nga Banka Botërore dhe renditjen e re të Kosovës në përgjithësi, pra në vendin e 60-të nga gjithsej 189 shtete të përfshira në raport, tregon qartazi për përmirësimin e mundësive për të bërë biznes në Kosovë.

Në këtë aspekt Dogana e Kosovës ka punuar shumë në lehtësimin e procedurave doganore në Import dhe eksport, prandaj njëri ndër indikatorët që ka ndihmuar Kosovës të arrijë renditjen më të mirë është edhe indikatori i Tregtisë përmes kufinjëve ku Kosova mban pozitën e 51 për efikasitet.
Gjithashtu dogana ka kontribuar shumë edhe më përmirësimin e sistemit të pagesës së taksave ku instalimi i sistemeve elektronike të zhdoganimit dhe pagesave kanë kontribuar shumë sidomos në fushën e mbledhjes së TVSH-së.

Ky rezultat vjen si proces i përkushtimit te vazhdueshëm të stafit te Doganës që te jetë një institucion modern, dhe të ndërtoi kapacitetet e nevojshme, me qëllim të lehtësimit të procedurave dhe eliminimin e barrierave.

Njëri ndër Objektivat kryesor të Doganës në këto 17 vite të ekzistimit është lehtësimi i të bërit biznes, duke reduktuar kohën dhe shpenzimet që iu nevojiten bizneseve për t’i realizuar të drejtat e tyre. I gjithë ky përkushtim ka kontribuar në një klimë më të shëndoshë biznesore dhe ka ndikuar në zhvillimin e ekonomisë Kosovare.

Me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset legjitime, Dogana e Kosovës ka zhvilluar sistemet e teknologjisë informative ,ka adaptuar dhe zhvilluar procedurat doganore elektronike ,ku këto procedura te reja iu kane mundësuar bizneseve shkurtim të kohës dhe shpenzimeve me të vogla në procedura doganore.

Të gjitha këto lehtësira janë mirëpritur nga bizneset, pasi tani sistemet doganore mundësojnë qe te gjitha procedurat doganore te përfundojnë ne kohe reale, dhe me shpenzime më të vogla. Gjithashtu, vlen të përmenden zhvillimi i mëtutjeshëm dhe Implementimi i koncepteve evropiane te analizës se riskut, që nënkupton përshpejtimin e procedurave të zhdoganimit të mallrave për të gjitha bizneset legjitime të cilat i përmbushin obligimet ligjore.

Projekti ‘Paperless-Pa letër’ – qe nënkupton eliminimin e dokumenteve te panevojshme si dhe Projekti E-payment pagesave elektronike’ (e-payment) ,ku kjo mënyrë e punës mundëson konfirmimin elektronik të pagesave te taksave doganore dhe njëherazi përshpejton procedurën e zhdoganimit të mallrave.

Dogana e Kosovës do te vazhdon edhe me tutje me përkushtimin maksimal për te afruar shërbime sa me cilësore dhe te modernizuara për bizneset legjitime, me qellim qe te berit biznes në Kosovë të zhvillohet pa barriera, me kohë sa më të shkurtë të procedurave dhe kosto me të ulët.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme