Në Ditën Botërore të Kacerit, nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 2024-ën janë raportuar gjithsej 4 mijë e 620 raste me kancer prej të cilave 2,546 raste te vajzat/gratë dhe 2,074 raste te djemtë/burrat. Gjatë po këtij viti janë regjistruar 3,644 raste të reja, prej të cilave 1,866 te vajzat/gratë dhe 1,758 te djemtë/burrat.
“Me moton “Të bashkuar nga e veçanta”, sot shënohet Dita Botërore e Kancerit, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e një angazhimi të përbashkët institucional dhe shoqëror për parandalimin, zbulimin e hershëm, si dhe përmirësimin e trajtimit dhe shërbimeve shëndetësore për personat e prekur nga kanceri. Kanceri është një sëmundje që shfaqet kur qelizat e trupit rriten dhe shumohen në mënyrë të pakontrolluar, duke dëmtuar indet dhe organet. Llojet më të shpeshta të kancerit përfshijnë kancerin e gjirit, të mushkërive, të zorrës së trashë dhe të prostatës. Faktorët kryesorë të rrezikut lidhen me stilin e jetesës, infeksionet dhe ndotjen e mjedisit. Parandalimi, skriningu, diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi efektiv janë thelbësore për uljen e barrës së kancerit, ndërsa kujdesi paliativ është i domosdoshëm për përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve në fazat e avancuara të sëmundjes. Në nivel global, kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes, duke shkaktuar rreth 10 milionë vdekje në vitin 2020, ose afërsisht një në gjashtë vdekje. Rreth një e treta e vdekjeve nga kanceri lidhen me përdorimin e duhanit, indeksin e lartë të masës trupore, konsumimin e alkoolit, marrjen e ulët të frutave dhe perimeve, si dhe mungesën e aktivitetit fizik. Ndotja e ajrit përbën gjithashtu një faktor të rëndësishëm rreziku për kancerin e mushkërive, ndërsa infeksionet që shkaktojnë kancer, si virusi i papillomës humane (HPV) dhe hepatitet, janë përgjegjëse për rreth 30% të rasteve të kancerit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thuhet në shkrimin e MSH-së.
Sipas të dhënave për vitin 2024, në Kosovë janë raportuar gjithsej 4,620 raste me kancer, prej të cilave 2,546 raste te vajzat/gratë dhe 2,074 raste te djemtë/burrat. Gjatë po këtij viti janë regjistruar 3,644 raste të reja, prej të cilave 1,866 te vajzat/gratë dhe 1,758 te djemtë/burrat.
Më qëllim të parandalimit dhe kontrollit të kancerit, Ministria thotë ta kenë mundësuar zgjerimin e kalendarit të rregullt të vaksinimit me tri vaksina të reja, ndër to edhe vaksinën kundër HPV-së, ka hartuar dhe aprovuar urdherrefyesinklinike për trajtimin e kancerit, si dhe hartimin dhe aprovimine e planeve të veprimit për skriningun e kancerit të gjirit, kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit kolorektal.
“Kosova ka shënuar hapa të rëndësishëm në trajtimin e kancerit, por edhe në parandalim, duke mbuluar 90% të terapisë onkologjike, si dhe duke decentralizuar shërbimin tabletar onkologjik edhe në Prizren. Po ashtu, nga mungesa e plotë e akseleratorëve, sot Klinika e Onkologjisë ka në dispozicion tre akseleratorë dhe është transformuar në një klinikë shumë moderne”thuhet në shkrimin e MSH-së.