Të dënuarat në burgun e Lipjanit, u kanë bërë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta për festat e fundvitit.
Të burgosurat i kanë dhuruar dhurata nxënësve të Shkollës Fillore “Haradin Bajrami” në Magurë.
Dhuratat iu janë dorëzuar nxënësve të Dhomës Burimore të kësaj shkolle, ku ndjekin mësimet gjashtë fëmijë me nevoja të veçanta.
“Ky veprim ka për qëllim të ofrojë mbështetje morale dhe të përcjellë mesazhin e kujdesit dhe solidaritetit ndaj fëmijëve. Aktivitete të tilla dëshmojnë rëndësinë e përfshirjes sociale dhe nxisin vlera humane, empati dhe përgjegjësi shoqërore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.