Të shtunën e 21 nëntorit, Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës, doli nga shtëpia rreth orës 17 dhe nuk u kthye më në shtëpi.
Të nesërmen familja e raportoi si të zhdukur, ku sipas tyre, Jetmiri kishte probleme më shëndet kohë pas kohe.
Për gjetjen e Jetmirit menjëherë u angazhuan një numër i madh i bashkëfshatarëve dhe Policisë.
Por të gjithë ngjarjen, Jetmiri e ka inskenuar vetë. Krejt këto i ka pranuar vetë ai, pas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë.