(Poezi nga Marinela Ajasllari)
Jetë ti je më e madhe
se palumturia ime
Je më e madhe
edhe se lumturia ime
Ti je e vetme
Je një!
Dhe kjo me mjafton të të dua…
Nuk e di në më jep ti më shumë
Apo të jap unë
Ne i japim njëra-tjetrës
Jetë
Unë nuk jam zgjuar ende nga ëndrra jote
Dhe kjo më bën të besoj
Ti je udhëtimi brenda vetes
Pishtarin mbaj në duar
për të shkuar aty ku është zemra
Unë çdo ditë e mësoj veten të të dua durueshëm…
E nëse unë e ndëshkoj veten
Ti më mëson si ta falë
Ti më le në udhëkryq
Që unë të mësoj vlerën e vullnetit të lirë
Jetë ti je më e madhe se palumturia ime
Je më e madhe edhe se lumturia ime
Unë të dua marrëzinë
Të dua luftën
Të dua dhimbjen
Të dua dashurinë
Të dua lumturinë
Të dua këmbëngulshëm
Dhe ti më do se më to
Më ke gatuar papërsosmërisht në mënyrë të përsosur
Ti je një kaos
Që më kërkon mua të vë rregullin
Ti je një enigmë
Që më kërkon mua të gjej kuptimin
Ti je çmenduria
Që më kërkon mua të gjej arsyen
Por ti je dashuria
Që me ke falur mua një shtëpi
Ti bën dimër
Unë ndez zjarr
Ti bën errësirë
Unë ndez qirinj
Ti jep dhimbje
Unë krijoj gazin
Kështu mes paradoksesh krijuar
Unë çmendurisht të dua!