Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se sotmë 15 nëntor 2016, është bërë furnizimi me targa të automjeteve. Gjatë ditës së nesërme pritet që të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në të gjitha komunat e Kosovës të furnizohen me targa të rregullta.
Ndërsa nga data 17 nëntor të gjithë qytetarët të cilët gjatë kësaj kohe janë pajisur me targa provuese, mund të pajisen me targa RKS dhe mund të paraqiten në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se kontrata për furnizim me targa është kontratë kornizë dhe ka validitet për tri vite.